RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trump thotë se nuk ka plane për të dërguar trupa në Lindjen e Mesme

trump-thote-se-nuk-ka-plane-per-te-derguar-trupa-ne-lindjen-e-mesme

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se nuk ka ndërmend të dërgojë trupa shtesë në Lindjen e Mesme mes luftës me Iranin, raporton Anadolu.

“Nuk po dërgoj trupa askund. Nëse do ta bëja, sigurisht që nuk do t’ju tregoja… por nuk po dërgoj trupa”, u tha Trump gazetarëve gjatë një takimi në Zyrën Ovale me kryeministren japoneze, Sanae Takaichi.

Trump tha se ushtria amerikane tashmë i ka shkaktuar dëme të mëdha kapaciteteve të Iranit.

“Kemi shkatërruar pothuajse gjithçka që mund të shkatërrohej, përfshirë edhe udhëheqjen”, tha ai, duke pretenduar se marina, forcat ajrore dhe sistemet e mbrojtjes ajrore të Iranit janë shkatërruar. “Ne fluturojmë kudo që duam… askush as nuk po qëllon ndaj nesh”, shtoi ai.

Trump tha se Washingtoni do të veprojë për të stabilizuar tregjet globale të energjisë. “Do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të mbajtur çmimin (e naftës) të qëndrueshëm”, tha ai.

Përshkallëzimi rajonal ka vazhduar që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën një ofensivë të përbashkët kundër Iranit më 28 shkurt, duke shkaktuar deri më tani rreth 1.300 viktima, përfshirë edhe udhëheqësin suprem Ali Khamenei.

Irani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që kanë synuar Izraelin, Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë, si dhe pasoja në tregjet globale dhe aviacionin.

Related posts

Kryediplomati i Kinës, Wang pret në takim homologun sirian Al-Shaibani në Pekin

RTI

Presidenti Trump planifikon të emërojë gjeneralin amerikan në krye të forcës së sigurisë në Gaza!

admin

E ardhmja demografike e Zvicrës në referendum, nesër votohet për të kufizuar popullsinë në 10 milionë banorë

admin