RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mbi 9,500 të burgosur palestinezë në burgjet izraelite para Fitër Bajramit

mbi-9,500-te-burgosur-palestineze-ne-burgjet-izraelite-para-fiter-bajramit

Klubi i të Burgosurve Palestinezë ka njoftuar se autoritetet izraelite vazhdojnë të mbajnë mbi 9,500 palestinezë dhe arabë në burgje, shumica pa akuza, përfshirë gra dhe fëmijë.

Sipas deklaratës, që nga fillimi i luftës në Gaza, familjarëve u është ndaluar vizita, ndërsa edhe avokatët janë penguar të takojnë të burgosurit, duke i lënë ata në izolim të thellë. Shumë prej të burgosurve kanë kaluar dekada në burg, disa deri në 40 vjet.

Organizata thekson se gjatë muajit të Ramazanit janë intensifikuar bastisjet dhe dhuna ndaj të burgosurve, ndërsa raportohen raste të torturës, urisë dhe abuzimeve të tjera. Këto kushte, sipas saj, kanë çuar në vdekjen e mbi 100 të burgosurve.

Të dhënat tregojnë se mes të arrestuarve janë 79 gra dhe rreth 350 fëmijë, ndërsa mbi 3,400 mbahen në paraburgim administrativ pa gjyq. Gjithashtu, mbi 1,200 persona janë klasifikuar si “luftëtarë të paligjshëm”.

Izraeli ka zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme në burgje deri në maj, duke mbajtur në fuqi kufizimet ndaj të burgosurve për arsye sigurie. /mesazhi

Related posts

Kryediplomati turk takohet me homologun portugez në Lisbonë

admin

Izraeli dhe Egjipti drejt marrëveshjes 35 miliardë dollarëshe për gaz natyror

RTI

Politico: Rusia i propozoi Trumpit që të ndalojë dhënien e informacionit për Iranin nëse SHBA bën të njëjtën gjë me Ukrainën

admin