RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Hovenier i quan të papranueshme kërcënimet e policëve në veri

hovenier-i-quan-te-papranueshme-kercenimet-e-policeve-ne-veri

Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier i ka quajtur të papranueshme kërcënimet dhe frikësimet e policëve të Kosovës, raporton teve1.info

Përmes një cicërime në Twitter, Hovenier ka thënë se Policia e Kosovës ekziston për t’i shërbyer të gjitha komuniteteve dhe sipas tij përbërja e saj duhet të pasqyroj diversitetin e vendit.

“Ndaj plotësisht këto shqetësime. Kërcënimet dhe frikësimet ndaj individëve që shërbejnë për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës janë krejtësisht të papranueshme. Siç e kam thënë edhe më parë, Policia e Kosovës ekziston për t’i shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe përbërja e saj duhet të pasqyrojë diversitetin e Kosovës”, ka shkruar Hovenier.

Lidhur me kërcënimet që i morën disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës nga komuniteti serb, paraprakisht ka reaguar edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde si dhe shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano.

Related posts

Ambiciet e Kosovës për Këshill të Evropës – drejt finishit a bllokimit

admin

RMV; Han: Parti, bashkëpunoni që të anëtarësoheni në Bashkimin Evropian!

Muhamet Ramadani

Forcat izraelite po intensifikojnë ‘agresionin’ ndaj Gazës, thotë Ministria e Shëndetësisë

admin