RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trumpi i ofron ndihmë Putinit për arritjen e një marrëveshjeje me Ukrainën

trumpi-i-ofron-ndihme-putinit-per-arritjen-e-nje-marreveshjeje-me-ukrainen

Presidenti amerikan Donald Trump ka ofruar ndihmë për presidentin rus Vladimir Putin në gjetjen e një marrëveshjeje për përfundimin e luftës në Ukrainë, sipas një deklarate të ndihmësit të Kremlinit, Yuri Ushakov.

Sipas Ushakovit, Trump e ka bërë këtë ofertë gjatë një bisede telefonike që zgjati rreth 90 minuta, e zhvilluar të shtunën, në Ditën e Pavarësisë së SHBA-së. Biseda u zhvillua në kuadër të pjesëmarrjes së Trump në samitin e NATO-s që do të mbahet javën e ardhshme në Turqi, shkruan Reuters.

Ushakov deklaroi se presidenti amerikan Donald Trump kishte konfirmuar edhe një herë gatishmërinë e tij për të punuar drejt përfundimit të shpejtë të luftimeve dhe për të gjetur zgjidhje për tejkalimin e krizës, duke e përshkruar bisedën me Vladimir Putin si profesionale dhe mjaft konstruktive.

Ai shtoi se Rusia kërkon një zgjidhje politike-diplomatike të konfliktit, duke marrë parasysh qasjet themelore të saj, dhe akuzoi Kievin dhe aleatët evropianë se synojnë zgjatjen dhe përshkallëzimin e konfliktit, si dhe sulmet ndaj civilëve, duke iu referuar sulmeve me rreze të gjatë të Ukrainës ndaj objektivave në Rusi.

Po ashtu, u bë e ditur se edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka konfirmuar se ka zhvilluar një bisedë me Donald Trump.

Related posts

“Izraeli do të përdorë forcë kundër raketave të lëshuara nga Gaza”

admin

“Ruan qëndrimin e tij të vjetër pro-rus për luftën”- Analiza e REL: Si po përpiqet presidenti Rumen Radev të bëhet Viktor Orbani i Bullgarisë?

admin

Biden dhe Trump zyrtarisht në garën presidenciale, dy rivalët do të përballen në zgjedhjet e nëntorit

admin