RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trumpi thotë se s’do të nxitohet për marrëveshje me Iranin

trumpi-thote-se-s’do-te-nxitohet-per-marreveshje-me-iranin

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shkruar në Truth Social të dielën se “negociatat po ecin në mënyrë të rregullt dhe konstruktive” dhe se ai e ka informuar ekipin amerikan “të mos nxitohet për një marrëveshje”, duke shtuar se “koha është në anën tonë”.

Trumpi ka thënë po ashtu se bllokada amerikane ndaj porteve iraniane do të mbetet derisa të arrihet një marrëveshje.

“Negociatat po ecin në një mënyrë të rregullt dhe konstruktive, dhe unë i kam informuar përfaqësuesit e mi që të mos nxitohen për një marrëveshje pasi koha është në anën tonë. Bllokada do të mbetet në fuqi të plotë derisa të arrihet, certifikohet dhe nënshkruhet një marrëveshje. Të dyja palët duhet të marrin kohën e tyre dhe ta bëjnë siç duhet. Nuk mund të ketë gabime! Marrëdhënia jonë me Iranin po bëhet shumë më profesionale dhe produktive. Megjithatë, ata duhet të kuptojnë se nuk mund të zhvillojnë ose të sigurojnë një armë ose bombë bërthamore”, ka shkruar Trumpi.

Ai po ashtu ka thënë se një nga marrëveshjet më të këqija të bëra ndonjëherë nga SHBA-ja ishte marrëveshja bërthamore e Iranit, e paraqitur dhe e nënshkruar nga ish-presidenti, Barack Obama.

“Ishte një rrugë e drejtpërdrejtë drejt zhvillimit të një arme bërthamore nga Irani. Nuk është kështu me transaksionin që aktualisht po negociohet me Iranin nga administrata Trump, në fakt, është totalisht e kundërta”, ka shtuar Trumpi.

Related posts

Izraeli shkatërron një ndërtesë me 13 apartamente të palestinezëve në Kudsin Lindor

Muhamet Ramadani

Vullkani Kilauea shpërthen në Ishullin Hawaii mes aktivitetit në rritje

Muhamet Ramadani

Patriarkët e Jerusalemit paralajmërojnë: Sionizmi i krishterë kërcënon unitetin dhe të ardhmen e krishterimit në Tokën e Shenjtë

Muhamet Ramadani