RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trupat e mijëra palestinezëve vazhdojnë të mbeten nën rrënoja

trupat-e-mijera-palestinezeve-vazhdojne-te-mbeten-nen-rrenoja

Një numër i vogël trupash të palestinezëve të zhdukur janë nxjerrë nga rrënojat e shtëpive, falë familjeve që e dinin se disa të afërm kishin mbetur pas gjatë bombardimeve, duke refuzuar zhvendosjen e detyruar, raporton Aljazeera.

Por këto raste janë të kufizuara. Ende rreth 10,000 persona konsiderohen të zhdukur nën rrënoja.

Pa pajisje të duhura dhe makineri të rënda, njerëzit janë të detyruar të përdorin mjete të thjeshta apo edhe duart e tyre për të gërmuar.

Mbrojtja Civile nuk ka makineritë e nevojshme për të hequr masat e mëdha të rrënojave dhe për t’i ndihmuar familjet të gjejnë trupat e të dashurve të tyre, duke u dhënë atyre një varrim të denjë.

Buldozerët, kamionët dhe mjetet e tjera të rënda që shihen në terren lejohen të përdoren vetëm për kërkimet që lidhen me gjetjen e trupave të robërve izraelitë, dhe nuk lejohet të operojnë në zonat ku mijëra palestinezë mbeten të varrosur. /mesazhi

Related posts

Provat që ndryshuan historinë për vdekjen e një shtatzëne në SHBA

Hevzi

Tensione në kufirin Liban-Izrael, shkëmbehen bomba tymuese

admin

Dënohen me 22 vjet burgim Kostiq dhe Milloviq për krime lufte

Hevzi