RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Trupi gjykues urdhëron palët të gjejnë zgjidhje për të garantuar publicitet të seancave

trupi-gjykues-urdheron-palet-te-gjejne-zgjidhje-per-te-garantuar-publicitet-te-seancave

Trupi gjykues në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK), ka urdhëruar palët që deri më 31 maj të gjejnë zgjidhje për të garantuar publicitet të seancave në këtë proces.

Pasi katër dëshmitarë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar(ZPS) kanë dëshmuar në seanca private, kryegjykatësi Charles Smith ka thënë se kjo është bërë për të mbrojtur dëshmitarët.

“Ky trup gjykues është i shqetësuar se të gjitha provat janë dëgjuar në seancë private apo të mbyllura. I kujtojmë palëve se në bazë të nenit 21 paragrafi 1 të ligjit, të akuzuarit kanë të drejtë të dëgjojnë seanca publike dhe të drejta, dhe se është interesi publik që këto procedura sa më shumë të jetë e mundur të zhvillohen në seanca publike… Për fat të keq deri tani një pjesë e madhe e këtij gjykimi është bërë në seanca të mbyllura apo private, nevoja për mbrojtjen e dëshmitarëve sigurisht është përligje e masave mbrojtëse të urdhëruara nga trupit gjykues që nga ana tjetër kanë të bëjnë me karakterin publik të procesit. Kjo është e nevojshme për të mbrojtur dëshmitarët, në të njëjtën kohë është e rëndësishme që gjyqi të vazhdoj të jetë publik”, ka thënë ai.

Smith ka kërkuar nga mbrojtja që të ketë kujdes gjatë intervistimit, me qëllim që të mos nxjerrën informacione konfidenciale kur seancat janë të hapura.

“Palët pra urdhërohen të angazhohen në diskutime për këtë çështje dhe deri më 31 maj 2023 të sigurojnë zgjidhje për të garantuar publicitet më të madh të këtyre procedurave. Ndërkohë, për dëshmitarët e tjerë palët udhëzohen që të marrin parasysh parimin e publicitetit kur të kërkojnë që palët e dëshmive të dëgjohen në seanca private apo të mbyllura nuk do të kundërshtojmë që të futemi dhe të dalim në seanca private dhe të mbyllura sepse e kuptojmë se është pjesë e procesit….Materialet që janë konfidenciale t’i përcaktojmë që në fillim dhe pastaj të vazhdojmë me seancë publike deri të dalë diçka që është e nevojshme për tu mbrojtur, gjithashtu mendojmë që avokatët do të kenë kujdes të veçantë të mos nxjerrin informacion konfidencial gjatë seancave publike dhe do t’i formulojnë pyetjet e tyre në mënyrë që të shmang ndodhitë e tilla”, tha ai.

Por avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, tha se nuk kanë shkaktuar probleme të tilla.

Sipas Emmerson, urdhri i sapo dhënë nga trupi gjykues krijon përshtypjen se ekipet mbrojtëse janë pajtuar me situatën që gjykimi të mbahet në seanca private.

“Nuk kemi krijuar probleme të tilla sepse kemi qenë në seancë private. Unë jam i shqetësuar për faktin se përshtypja që mund t’i krijohet publikut nga urdhri që sapo dhatë është se ne mbrojtja jemi në njëfarë mënyre pajtuar me këtë situatë që është krijuar për faktin se ky gjyq është zhvilluar në seanca private”, tha ai.

Pas këtij urdhri, ka filluar të dëgjohet dëshmitari i pestë i Prokurorisë.

Seanca ka vijuar private, që sipas kryegjykatësit, kjo është bërë për të mbrojtur të dhënat e dëshmitarit.

Në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, deri tani kanë përfunduar dëshmitë e katër dëshmitarëve të prokurorisë.

Dëshmia e tyre nuk është bërë e ditur për publikun dhe të njëjtit kanë dëshmuar nën masa mbrojtëse.

Ish-krerët e UÇK-së, për të cilët prokuroria pretendon se kanë kryer krime lufte, po gjykohen pas një procedure paraprake që ka zgjatur më shumë se dy vjet.

Gjatë krejt kësaj kohe, ish-presidenti Thaçi, ish-kryeparlamentarët Krasniqi dhe Veseli, si dhe ish-deputeti Selimi, po qëndrojnë në paraburgim në Hagë, ndërsa në paraqitjet e tyre para gjykatës ata janë deklaruar të pafajshëm.

Related posts

Sulmet me dron, mbyllen përkohësisht dy aeroporte në një rajon rus

admin

Gjermani/ Numri i vdekjeve prej drogave në nivel rekord

RTI

Për herë të parë, pas 16 vjetëve mbahet seancë solemne në Kuvendin Komunal në Mitrovicë të Veriut

admin