RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turi ballkanik, Rama sot në Bosnje-Hercegovinë, Mal të Zi dhe Serbi

turi-ballkanik,-rama-sot-ne-bosnje-hercegovine,-mal-te-zi-dhe-serbi

Sot është dita e dytë e turit ballkanik të kryeministrit Edi Rama, në kuadër të Procesit të Berlinit.
Pas takimeve të zhvilluara ditën e djeshme me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut dhe Presidenten Vjosa Osmani në Kosovë, Rama do të udhëtojë sot për në Bosnje Hercegovinë, ku do të takohet me Borjana Kriston, kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjes, ku do të mbajnë edhe një konferencë për shtyp.

Më pas, kryeministri do të pritet nga kryeministri i Malit në Zi, Dritan Abazoviç.

Ai do të zhvillojë edhe një takim bilateral me presidentin e Malit të Zi Jakov Milatoviç, që është parashikuar të mbahet në orën 16:00.

Turi do të përmbyllet në Serbi në një takim me presidentin Aleksandër Vuçiç në orën 19:30 për të vijuar më pas me një konferencë të përbashkët për shtyp.

Related posts

Tre të vdekur në aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë

rezart morina

Pas Italisë dhe Gjermanisë presidenti Zelensky viziton Parisin

admin

Erdoğan: Deklaratat negative të Greqisë nuk mund të prishin raportet tona me NATO-n

admin