Türkiye do të sigurojë dy avionë amfibë zjarrfikës dhe një helikopter zjarrfikës për të ndihmuar Greqinë të luftojë zjarret, transmeton Anadolu.
“Në udhëzimet e presidentit Recep Tayyip Erdoğan, dy avionë zjarrfikës dhe një helikopter zjarrfikës të regjistruar në inventarin e Drejtorisë së Përgjithshme të Pyjeve dhe ekuipazheve të Ministrisë së Bujqësisë dhe Pyjeve, do të dërgohen në Greqi”, njoftoi Drejtoria Turke e Komunikimeve.
Sipas njoftimit, avionët amfibë me manovrim efektiv dhe një helikopter zjarrfikës i prodhuar me burimeve vendase do të përdoren në Greqi për t’iu përgjigjur zjarreve.
Që nga e hëna, Greqia është duke luftuar me zjarret e furishme, me avionë zjarrfikës nga Franca dhe Italia që kanë mbërritur për të ndihmuar në shuarjen e flakëve që dogjën shtëpitë dhe shkatërruan mjedisin.