RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqi: 11 emigrantë të parregullt kthehet prapa nga Greqia, 3 gjenden të vdekur

turqi:-11-emigrante-te-parregullt-kthehet-prapa-nga-greqia,-3-gjenden-te-vdekur

Emigrantët e parregullt u thanë ekipeve të Rojës Bregdetare Turke se 11 emigrantët, të cilët u prangosën dhe nuk kishin jelek shpëtimi, u hodhën në det nga forcat greke pasi kaluan në ishullin grek Sakiz (Chios)

Njësitë e Rojës Bregdetare të Turqisë-s në provincën Izmir të Egjeut kanë shpëtuar tetë azilkërkues të kthyer prapa në mënyrë ilegale nga forcat greke, ndërkohë tre të tjerë i kanë gjetur të vdekur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke vepruar në bazë të një informacioni se një grup azilkërkuesish zbarkuan në Karaada, një ishull në brigjet e rrethit Çeşme të Izmirit, Komanda e Rojës Bregdetare mbërriti shpejt në zonë dhe shpëtoi tetë emigrantë të parregullt.

Po ashtu tre emigrantë të parregullt u gjetën të vdekur në det pas një operacioni të kërkim-shpëtimit nga ekipet turke.

Emigrantët e parregullt u thanë ekipeve të Rojës Bregdetare Turke se 11 emigrantët, të cilët u prangosën dhe nuk kishin jelek shpëtimi, u hodhën në det nga forcat greke pasi kaluan në ishullin grek Sakiz (Chios).

Turqia ka qenë një pikë kyçe tranziti për azilkërkuesit që synojnë të kalojnë në Evropë për të filluar jetë të re, veçanërisht ata që ikin nga lufta dhe persekutimi.

Turqia dhe grupet e të drejtave të njeriut në mënyrë të përsëritur kanë dënuar praktikën e paligjshme të Greqisë për kthimin prapa të azilkërkuesve, duke theksuar se ajo shkel vlerat humanitare dhe ligjin ndërkombëtar duke rrezikuar jetën e emigrantëve të cenueshëm, përfshirë gra dhe fëmijë. /aa

 

 

Related posts

Për herë të parë që nga nisja e luftës, SHBA pezullon dërgimin e municioneve në Izrael

admin

Al Jazeera: Ish-oficerë të regjimit të Asadit planifikuan destabilizimin e Sirisë

Muhamet Ramadani

OKB-ja e “alarmuar” pasi automjeti i saj humanitar goditet dy herë nga dronë në Kherson të Ukrainës

Irfan Jahiu