Rreth 3.4 milionë turq që jetojnë jashtë vendit të tyre kishin të drejtë të votonin në balotazhin midis presidentit aktual Rexhep Tajip Erdogan dhe kreut të koalicionit opozitar, Kemal Kilicdaroglu.
Fletët e fundit të votimit nga votuesit turq jashtë vendit u vulosën dhe u dërguan nga ambasadat dhe konsullatat turke në mbarë botën të martën, ndërsa Ankaraja po përgatitet për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të saj të planifikuar për të dielën e ardhshme.
Rreth 3.4 milionë turq që jetojnë jashtë vendit, ose 5% e totalit të votave, kishin të drejtë të votonin në balotazhin midis presidentit aktual Erdogan dhe kreut të koalicionit opozitar, Kilicdaroglu.
Në raundin e parë votuan mbi 1.7 milionë turq që nuk jetojnë në Turqi. Ekspertët thonë se këto vota nga diaspora turke mund të jenë vendimtare në përcaktimin e fituesit në raundin e dytë. /syri