RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Orban: Ukraina nuk e fiton dot luftën me Rusinë – VIDEO

orban:-ukraina-nuk-e-fiton-dot-luften-me-rusine-–-video

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban tha sot se Ukraina nuk e fiton dot luftën m Rusinë, dhe bëri thirrje për negocjata me Moskën për të mbyllur konfliktin, raporton rrjeti AFP.

Lideri hungarez që ka pasur disa herë kontradikta me anëtarë të Bashkimit Evropian për çështjen e luftës dhe refuzon të japë ndihma ushtarake për fqinjin e tij Ukrainën, përsëriti thirrjet e tij për armëpushim.

“Është e qartë se zgjidhja ushtarake nuk po funksionon,” tha ai në forumin ekonomik të Katarit, duke shtuar se pushtimi rus erdhi si pasojë e “dështimit të diplomacisë perendimore”.

“Nëse shikojmë shifrat, kontekstin dhe faktin që NATO nuk është e gatshme të dërgojë trupat e saj atje, është e qartë që nuk do të ketë një fitore për ukrainasit e varfër në fushëbetejë. Ky është qëndrimi im”, shtoi Orban.

Kryeministri hungarez që mban lidhej të afërta me Kremlinin është ndoshta i vetmi lider evropian që nuk ka vizituar Kievin vitin e fundit.

Kreu i politikës së jashtme të BE, Josep Borrell konfirmoi sot se Hungaria ka refuzuar të japë kontributin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, por tha se është i bindur se do ta bëjë.

Orban tha më tej në fjalën e tij: “Ukraina është sigurisht një vend i rëndësishëm, por në terma afatgjata strategjike këtu luhet siguria e vetë Evropës. Është e qartë se pa SHBA, nuk ka infrastrukturë mbrojtjeje për Evropën. Kjo luftë mund të ndalohet vetëm nëse rusët arrijnë një marrëveshje direkte me Uashingtonin”.

Orban gjithashtu kritikoi liderët evropianë për të qenit “tepër intelektualë”. “Para se Suedia të aplikojë për në NATO, ajo duhet të përmirësojë marrëdhëniet me Hungarinë”, shtoi ai.

Budapesti ka theksuar kritikat e shpeshta të Suedisë për qëndrimin e Orban ndaj rendit ligjor.

Orban është duke vizituar Katarin gjithashtu për negocjata të blerjes së gazit të lëngshëm, ndërsa Katari raportohet se është i interesuar të investojë në aeroportin Budapestit. /tch

Related posts

Forcat izraelite arrestuan shumë palestinezë në Bregun Perëndimor

admin

Policia bullgare gjeti 18 emigrantë të vdekur në një kamion të braktisur, mbijetojnë 28 të tjerë

admin

Gaza, rritet në 29.092 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite

admin