RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Turqi, nën rrënoja fotot dhe sendet personale të viktimave nga tërmeti

turqi,-nen-rrenoja-fotot-dhe-sendet-personale-te-viktimave-nga-termeti

Albumet me fotografi dhe sende personale të banorëve të vendbanimit Ebrar në Kahramanmaraş të Turqisë janë prekëse, raporton Anadolu.

Vendbanimi Ebrar, i cili përbëhet nga dhjetë blloqe në qendër të Kahramanmaraş-it, është një nga vendbanimet ku humbën jetën numri më i madh i personave pas tërmeteve shkatërruese që goditën Turqinë jugore javën e kaluar.

Ekipet në terren, duke pastruar rrënojat, gjejnë sende personale dhe albume. Ka libra dhe albume fotografike nga dasma dhe fejesa, kujtime nga ushtria dhe fotografi të familjeve të lumtura.

Mes fotografive është edhe një vepër e një vajze të vogël kushtuar nënës së saj, ku shkruhet: “Nëna ime është engjëll”.

Të paktën 40.642 persona humbën jetën në tërmetet shkatërruese në Turqinë jugore. Më shumë se 108 mijë persona u plagosën.

Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë të shkallës së Rihterit, me epiqendrën e tyre në provincën Kahramanmaraş, goditën 11 provinca, duke shkatërruar mijëra ndërtesa dhe duke prekur më shumë se 13 milionë njerëz.

Të paktën 5.840 persona humbën jetën në Siri si pasojë e tërmeteve.

Related posts

Erdogan takon disa deputetë nga Kosova, premton mbështetje në të gjitha fushat

admin

Inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar arrin numër dyshifror për herë të parë në 40 vjet

admin

Haxhiu publikon pamje gjatë vizitës te vila e Radoiçiçit: Terroristi që për vete bën jetë prej milioneri

admin