RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqi, nëna dhe vajza ukrainase pranojnë Islamin në qytetin Manisa

turqi,-nena-dhe-vajza-ukrainase-pranojne-islamin-ne-qytetin-manisa

Në qytetin Manisa të Turqis;-s, nëna dhe vajza ukrainase u bënë muslimane dhe vendosën emrat “Ayşe” dhe “Aliya”, raporton Anadolu.

Në një deklaratë nga Myftinia e qytetit thuhet se një ceremoni pranimi u mbajt për nënën dhe vajzën e saj të cilat aplikuan në Myftininë e rajonit Yunusemre duke shprehur dëshirën për t’u bërë muslimane.

Në ceremoninë që filloi me pjesë nga Kurani, myftiu i rajonit Nedim Bakır i dha nënës dhe vajzës së saj informacione lidhur me parimet themelore të besimit, për adhurimin dhe parimet morale të fesë Islame.

“Rreth 2 vite më parë një tjetër ukrainase me emrin Anastasia aplikoi dhe u bë muslimane duke marrë emrin Safiye”, rikujtoi myftiu Bakır i cili deklaroi se “Ne sot jemi dëshmitarë që Natalia dhe vajza e saj Yulia po shqiptojnë shehadetin dhe që po fillojnë një jetë krejt të re, si rezultat i shpjegimit të fesë islame dhe rekomandimit për t’u bërë muslimanë që motra jonë Safiye ka bërë ndaj shoqeve të saj Natalia-s dhe vajzës së saj Yulia”.

Nëna Natalia gjatë ceremonisë tha se jeton në Türkiye prej 4 vitesh. “Falënderojmë shoqen tonë Safiye, sepse na ka ndihmuar shumë. Edhe ne hulumtuam për fenë islame dhe vendosëm të bëhemi muslimane”, tha ajo.

Natalia dhe vajza e saj u bënë muslimane pasi shqiptuan shehadetin dhe vendosën emrat, nëna Natalia në “Ayşe” ndërsa vajza e saj Yulia emrin “Aliya”.

Related posts

“Tërmeti që goditi Turqinë një nga tërmetet më të mëdha të brendshëm në botë”

admin

Turqia bën thirrje për qetësi në veri të Kosovës mes përleshjeve

Muhamet Ramadani

OBSH: Bangladeshi po përballet me shpërthimin më të rëndë të dengës në histori

admin