RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Turqi, rritet në 44.218 numri i të vdekurve nga tërmetet e 6 shkurtit

turqi,-rritet-ne-44.218-numri-i-te-vdekurve-nga-termetet-e-6-shkurtit

Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) ka njoftuar se të paktën 44.218 njerëz kanë humbur jetën në dy tërmete të fuqishme që goditën pjesën jugore të Turqisë më 6 shkurt, raporton Anadolu.

AFAD përmes një deklarate bëri të ditur se pas tërmeteve të fuqishme me epiqendër në provincën Kahramanmaraş u regjistruan gjithsej 9.136 pasgoditje.

Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6, me qendër në Kahramanmaraş, goditën 10 provinca të tjera turke: Hatay, Gaziantep, Adıyaman, Diyarbakır, Adana, Kilis, Malatya, Osmaniye, Şanlıurfa dhe Elazığ. Rreth 13,5 milionë njerëz janë prekur nga lëkundjet shkatërruese.

Ekipet e AFAD-it në zonën e tërmetit ngritën rreth 335.400 tenda që u dërguan nga ministritë dhe institucionet përkatëse, si dhe vende të tjera dhe organizata ndërkombëtare.

Gjithashtu, bëhet e ditur se më shumë se 11.400 personel vendas dhe ndërkombëtar i kërkim-shpëtimit është duke punuar aktualisht në terren.

Katër qendra të lëvizshme të shërbimit social u caktuan për përpjekjet e mbështetjes psikologjike të fatkeqësive në Kahramanmaraş, Hatay, Osmaniye dhe Malatya, ku pothuajse 912.000 njerëz kanë marrë mbështetje psikosociale.

Related posts

Izrael, lideri i ekstremit të djathtë merr kompetenca “për të penguar ndërtimet e palestinezëve”

rezart morina

Sondazhi: Gjermanët e të gjitha moshave humbasin besimin në të ardhmen e vendit

admin

Lirohet për qarkullim rruga që u bllokua për shkak të “Vidovdanit”

admin