RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Lukashenko: Bjellorusia nuk mund të humbasë lidhjet me BE-në

lukashenko:-bjellorusia-nuk-mund-te-humbase-lidhjet-me-be-ne

Duke folur në aeroportin kombëtar të Minskut, Lukashenko komentoi gjithashtu tensionet e fundit me Poloninë, të cilat rezultuan në dërgimin e forcave shtesë ushtarake në kufirin me Bjellorusinë.

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, tha sot se dëshiron të mbajë marrëdhënie të mira me vendet e Bashkimit Europian, por duke marrë parasysh interesat e vendit të tij.

Duke folur në aeroportin kombëtar të Minskut, Lukashenko komentoi gjithashtu tensionet e fundit me Poloninë, të cilat rezultuan në dërgimin e forcave shtesë ushtarake në kufirin me Bjellorusinë, shkruajnë mediat e huaja.

Ai tha se qeveria polake po përshkallëzon situatën për të treguar se janë të armatosur siç duhet përpara zgjedhjeve parlamentare të tetorit dhe se Polonia po shtyhet nga Shtetet e Bashkuara. Ai tha se e udhëzoi kryeministrin bjellorus që të kontaktojë Poloninë dhe të përmirësojë marrëdhëniet. /dosja

Related posts

Specialja me njoftim për fillimin e gjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Muhamet Ramadani

Rasti “Qielli i thyer”, arrin në rreth 80 milionë euro vlera e pasurisë së sekuestruar

RTI

Spajiq shpallet mandatar për formim të Qeverisë në Mal të Zi

admin