Drejtoria e Përgjithshme Detare e Turqisë njoftoi se 300 emigrantë u shpëtuan pas thirrjes së marrë për situatë emergjente nga një anije që transportonte emigrantë 103 milje në jug të rajonit Kaş në Antalya, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një postimi të Drejtorisë së Përgjithshme Detare në median sociale, dje në Radion turke të Qipros turke (TRNC-së) në Qendrën kryesore të Koordinimit të Kërkimit dhe Shpëtimit u bë thirrja “mayday” nga një gomone 20 metra e gjatë që transportonte 300 emigrantë në zonën turke të kërkim-shpëtimit se dhe më pas në vendin e ngjarjes u drejtua anija transportuese PAOLO TOPIC.
Denoncimi më pas u përcoll në Qendrën e operacioneve të Komandës së Rojës Bregdetare ndërsa anija PAOLO TOPIC filloi të marrë në bord një numër të madh të refugjatëve në orën 23:47 sipas kohës lokale.
Më pas nëpërmjet pajisjes “Inmarsat C Telex” nga qendra komanduese, kapitenit të anijes iu dha pika e takimit me anijet e Rojës bregdetare.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme Detare, anija “PAOLO TOPIC” bashkë me 300 emigrantët mbërriti në pikën e takimit me anijet e Rojës bregdetare turke.