Është shpëtuar nga rrënojat në rajonin Antakya në qytetin Hatay, 26-vjeçarja Derya Akdoğan, 177 orë pas tërmeteve me qendër në Kahramanmaraş të Turqisë, raporton Anadolu.
Në qytetin Hatay vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit pas tërmeteve që prekën 10 qytete në rajonet e Mesdheut Juglindor dhe Anadollin Lindor.
Ekipet kanë kryer punimet e kërkim-shpëtimit në ndërtesën Korkmaz në rrugën “Mimar Sinan” të lagjes Cebrail në rajonin qendror Antakya.
Ekipet intensifikuan punimet e tyre pas dëgjimit të zërit nga rrënojat.
Si rezultat i punimeve 26-vjeçarja Derya Akdoğan u nxor nga rrënojat 177 orë pas tërmetit dhe më pas u dërgua në spital.
GEL YAVRUM BENİM GEL, HEPİMİZ BURADAYIZ
DERYA’M BURADAYIZ KIZIM
HEPİNİZDEN ALLAH RAZI OLSUNKahramanmaraş’taki 7.7 ve 7.6’lık iki büyük #deprem sonrası Hatay’da Derya Akdoğan (26), 177 saat sonra kurtarıldı. Akdoğan’ın yakınları gözyaşları içinde ekiplere teşekkür etti. pic.twitter.com/GUaVenemMP
— Sabah (@sabah) February 13, 2023