RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia bllokon kamionin me 122 kg drogë nga Shqipëria, në pranga shoferi

turqia-bllokon-kamionin-me-122-kg-droge-nga-shqiperia,-ne-pranga-shoferi

Një kamion, i cili transportonte drogë nga Shqipëria në Stamboll, është ndaluar nga policia turke në Tekirdağ. Në dyshemenë e kamionit u gjetën 122 kilogramë drogë.

Autoritetet policore pasi kishin marrë informacione se një kamion që vinte nga Shqipëria, po transportonte sasi të madhe të drogës nisën të ndiqnin kamionin që në momentin e hyrjes në Turqi.

“Ekipet e Policisë së Tekirdagut nisën hetimin duke kryer një operacion. Gjatë kontrollit, u sekuestruan 122 kilogramë drogë, të fshehura në dyshemenë e kamionit. Është ndaluar drejtuesi i kamionit”, njoftoi policia turke.

Drejtuesi i kamionit, shqiptari Fatmir Ferko, tashmë është dërguar në burg.

Turqia kohët e fundit ka qenë një vend transit i drogës, ku janë kapur sasi të mëdha të drogës.

Related posts

Presidenti Begaj uron Kosovën për Ditën e Çlirimit: Mirënjohje për UÇK-në dhe NATO-n

admin

Fillon Mësimi në Gjuhën Shqipe në Qendrën Islame të Karlsruhës, Thirrje për Pjesëmarrje nga Komuniteti Shqiptar

admin

Zvicra zgjat masat emergjente për shkak të të ftohtit ekstrem, ndihmë për të pastrehët

RTI