RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Turqia ‘dënon ashpër’ bastisjen e grupeve fanatike hebreje në Al-Aksa

turqia-‘denon-ashper’-bastisjen-e-grupeve-fanatike-hebreje-ne-al-aksa

Ministria e Jashtme turke “dënoi ashpër” bastisjen e grupeve fanatike hebreje në Xhaminë Al-Aksa nën mbrojtjen e policisë izraelite, transmeton Anadolu.

“Ne dënojmë fuqishëm bastisjen në Xhamisë Al-Aksa më 18 maj nga grupet fanatike hebreje nën mbrojtjen e policisë dhe përpjekjet e tyre për të kryer lutjet në këtë zonë, duke shkelur edhe një herë status quo-në historike në Haram Al-Sharif”, tha ministria në një deklaratë.

Turqia i kërkoi qeverisë izraelite të mos lejojë “veprime të tilla provokuese”.

“Ne presim që masat e nevojshme për ruajtjen e status quo-së në vendet e shenjta të merren seriozisht dhe pa vonesë”, shtoi ministria.

Qindra kolonë izraelitë u futën me forcë në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar.

Bastisja erdhi ndërsa kolonët izraelitë përgatiteshin të festonin 56-vjetorin e pushtimit të Kudsit Lindor së bashku me “marshin e flamurit”, paradën e planifikuar në zonat e qytetit të vjetër të Kudsit Lindor.

“Marshi i flamurit” organizohet nga kolonët izraelitë çdo vit për të shënuar atë që ata e quajnë bashkimi i Kudsit, duke iu referuar pushtimit të qytetit nga Izraeli në vitin 1967.

Related posts

Japonia i kërkon Izraelit të ndërpresë menjëherë veprimet që dëmtojnë zgjidhjen me dy shtete

admin

Mbi 200 të arrestuar në trazirat që shpërthyen pas humbjes në finale

admin

Alarm tek Interi, dëmtohet edhe ai që po shkëlqente

admin