RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia dënon ‘sulmet e neveritshme’ kundër Kuranit në Holandë

turqia-denon-‘sulmet-e-neveritshme’-kunder-kuranit-ne-holande

Turqia dënoi ashpër të shtunën “sulmet e neveritshme” kundër librit të shenjtë islam, Kuranit, jashtë ambasadave të disa shteteve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islam, përfshirë ambasadën turke, në Holandë, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, Ministria e Jashtme turke tha se Ankaraja dënon përhapjen e këtyre “sulmeve provokuese”, të cilat lejohen të kryhen në vendet evropiane nën maskën e lirisë së shprehjes.

“Vendet ku kanë ndodhur sulme të tilla, tani duhet të marrin masa efektive kundër këtyre provokimeve, të cilat njihen nga Kombet e Bashkuara si akte të urrejtjes fetare dhe shkelje të ligjit ndërkombëtar”, thuhet më tej në deklaratë.

Turqia u bëri thirrje autoriteteve holandeze të ndërmarrin veprimet e nevojshme kundër autorëve dhe të marrin masa për të parandaluar përsëritjen e sulmeve të tilla.

Më herët, Edwin Wagensveld, udhëheqësi i PEGIDA-s, një grup islamofobik, grisi kopjet e librit të shenjtë islam, Kuranit, para ambasadave të disa vendeve muslimane, përfshirë ambasadën turke.

Figura dhe grupe islamofobike në Evropën Veriore muajt e fundit kanë kryer vazhdimisht djegie të Kuranit dhe përpjekje të ngjashme për të përdhosur librin e shenjtë, duke shkaktuar zemërim nga vendet muslimane dhe bota.

Related posts

Serbi, mbahet “tubim popullor për mbrojtjen e Kosovës” në Beograd

admin

Vrasja e biznesmenit grek/ Kush e dha urdhrin për ekzekutimin gjakftohtë? “Kontrata e vdekjes” së 54-vjeçarit dyshohet se është nënshkruar në Mykonos

admin

Sulmuesi nga Parisi pranoi se “ka urrejtje patologjike kundër të huajve”

admin