RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia dënon sulmet izraelite ndaj besimtarëve në Xhaminë Al-Aksa gjatë Bajramit

turqia-denon-sulmet-izraelite-ndaj-besimtareve-ne-xhamine-al-aksa-gjate-bajramit

Turqia dënoi “fuqishëm” veprimet izraelite në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar, duke akuzuar forcat izraelite se kanë sulmuar myslimanët që kishin ardhur për të falur në këtë vend – një nga vendet më të shenjta të Islamit – gjatë festës së Bajramit, transmeton Anadolu.

“Në një ditë si Fitër Bajrami, kur uniteti, paqja dhe vëllazëria përjetohen më thellë, ky sulm ndaj civilëve të mbledhur për adhurim është qartësisht në kundërshtim me lirinë e besimit dhe dinjitetin njerëzor”, tha Burhanettin Duran, kreu i Komunikimeve i Turqisë, në platformën sociale turke NSosyal.

“Ky akt barbar i Izraelit, që shpërfill ligjin, parimet dhe vlerat, i shtohet edhe një herë faqeve të turpit të tij”, shtoi ai.

Turqia do të mbajë një qëndrim të vendosur kundër çdo shkeljeje që synon statusin dhe shenjtërinë e Xhamisë Al-Aksa, u zotua Duran.

Related posts

Blinken takon Guterresin, diskutojnë për arritjen e armëpushimit “pa vonesë” në Gaza

Muhamet Ramadani

Ofensiva tokësore e Ukrainës në Rusi, Garda Kombëtare përforcon centralin bërthamor në Kursk

admin

Ministria e Shëndetësisë në Gaza: Në 24 orët e fundit në sulmet izraelite u vranë 250 palestinezë

Muhamet Ramadani