RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia dënon sulmet me dronë ndaj Arabisë Saudite nga territori irakian

turqia-denon-sulmet-me-drone-ndaj-arabise-saudite-nga-territori-irakian

Turqia ka dënuar ashpër sulmet me dronë të nisura nga territori irakian dhe të drejtuara ndaj Arabisë Saudite, njoftoi të shtunën Ministria e Jashtme turke.

Sulmet me dronë goditën tubacionin Lindje-Perëndim në rajonet e Riadit dhe Medinës, duke shkaktuar të plagosur. Autoritetet saudite mbyllën përkohësisht tubacionin si masë parandaluese.

Ankaraja përsëriti mbështetjen e saj për sovranitetin dhe integritetin territorial të Arabisë Saudite dhe vlerësoi qasjen e përmbajtur të autoriteteve saudite për të shmangur përshkallëzimin e tensioneve në rajon.

Turqia mirëpriti gjithashtu dënimin e sulmeve nga qeveria irakiane dhe nisjen e menjëhershme të një hetimi për të sqaruar incidentin dhe për të identifikuar përgjegjësit.

Ministria e Jashtme turke bëri thirrje për ndalimin e menjëhershëm të sulmeve që kërcënojnë stabilitetin dhe sigurinë rajonale, duke u kërkuar të gjitha palëve të shmangin veprimet që mund të përshkallëzojnë më tej situatën. /mesazhi

Related posts

Rrëmbehet një person në Prishtinë

Muhamet Ramadani

Ministri i Jashtëm i Sirisë mbërrin në Libi për rihapjen e ambasadës siriane

admin

Qendra e qytetit Raka në Siri çlirohet në masë të madhe nga grupi terrorist i YPG/SDF

admin