RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia dë’non sulmin iz’raelit në kampin e refugjatëve Nuseirat në Gaza

turqia-de’non-sulmin-iz’raelit-ne-kampin-e-refugjateve-nuseirat-ne-gaza

Turqia ka shprehur keqardhje për sulmin e fundit izraelit në kampin e refugjatëve Nuseirat në Rripin e Gazës qendrore, i cili la mbi 200 palestinezë të vdekur dhe qindra të plagosur, transmeton Anadolu.

“Ne dënojmë sulmin izraelit në kampin e refugjatëve Nuseirat në Gaza, i cili ka vrarë qindra civilë palestinezë”, tha Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë.

Duke e quajtur sulmin “barbar”, ministria turke tha se kjo ishte një tjetër shtesë në “listën e krimeve të luftës që ka kryer në Gaza”.

“Ne u bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, veçanërisht Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të ushtrojnë përgjegjësinë e tyre për t’i dhënë fund kryerjes së këtyre krimeve nga Izraeli”, theksoi ministria turke.

Ajo tha se Tel Avivi është duke u gjykuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për “shkelje të detyrimeve sipas Konventës së Gjenocidit të vitit 1948”.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, vendimi i fundit i së cilës urdhëroi Tel Avivin të ndalojë menjëherë operacionet në qytetin jugor Rafah, ku mbi 1 milion palestinezë kanë kërkuar strehim përpara se qyteti të pushtohej më 6 maj.

Zyra e mediave e qeverisë me bazë në Gaza tha se të paktën 210 palestinezë u vranë dhe mbi 400 u plagosën dje në sulmet e rënda ajrore izraelite që shënjestruan kampin e refugjatëve Nuseirat, zonat në lindje të qytetit Deir al-Balah, si dhe kampet al-Bureij dhe al-Maghazi në Gazën qendrore, duke përkuar me një inkursion të papritur në lindje dhe veriperëndim të kampit Nuseirat.

Izraeli vazhdon ofensivën brutale në Gaza që nga sulmi i Hamasit më 7 tetorin e kaluar, pavarësisht nga një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon një armëpushim të menjëhershëm.

Të paktën 36.800 palestinezë janë vrarë që atëherë në Gaza, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, si dhe mbi 85.500 të tjerë janë plagosur. Tetë muaj pas luftës izraelite, pjesë të mëdha të Gazës kanë kthyer në gërmadha mes një bllokade gjymtuese të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Related posts

Erdogan bën vizitën e parë në Azerbajxhan pas rizgjedhjes president- VIDEO

rezart morina

Analiza e REL: A nisën dhe përfunduan “luftërat e përhershme” të SHBA-së me sulmet e 11 shtatorit?

admin

Kuvendi sot nis sesionin vjeshtor, Kryesia pritet t’i caktojë dy seanca

admin