RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia dërgon mbi 2.400 tonë ndihma humanitare për Sudanin e shkatërruar nga lu’fta

turqia-dergon-mbi-2.400-tone-ndihma-humanitare-per-sudanin-e-shkaterruar-nga-lu’fta

Turqia ka dërguar 2.408 tonë ndihme humanitare të përgatitura nën drejtimin e Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) për t’u dorëzuar në Sudan, raporton Anadolu.

Ndihmat janë nisur nga porti ndërkombëtar i Mersinit që ndodhet në jug të Turqisë.

Për shkak të krizës së vazhdueshme humanitare në Sudan, 2.408 tonë ndihma të përbëra nga ushqime, higjienë, veshje, strehim dhe materiale shëndetësore, të përgatitura nën koordinimin e AFAD-it dhe me mbështetjen e Ministrisë turke të Shëndetësisë, Gjysmëhënës së Kuqe Turke dhe organizatat joqeveritare, u ngarkuan në anijen me emrin “Sardes”.

Kreu i AFAD-it, Okay Memiş falënderoi donatorët që kontribuan në ndihma në ceremoninë e mbajtur në port.

“Planifikuam të dërgojmë 160 tonë ilaçe dhe pajisje mjekësore, 128 tonë veshje, 90 tonë materiale higjienike, 44 tonë batanije dhe materiale të ndryshme strehimi të siguruara nga Ministria jonë e Shëndetësisë. Shpresojmë se anija do të arrijë në Sudan rreth datave 19-21 korrik”, tha Memiş.

Ai theksoi se Turqia nën udhëheqjen e presidentit Recep Tayyip Erdoğan u shtrin dorën e ndihmës të gjitha vendeve. “Për shkak të konfliktit të brendshëm dhe thatësirës që kanë vazhduar për një kohë në Sudan, rreth 8 milionë njerëz u detyruan të braktisnin vendin dhe atdheun e tyre. Shpresojmë që ky mjedis konfliktual të përfundojë sa më shpejt. Do të qëndrojmë pranë vëllezërve tanë sudanezë që janë prekur nga thatësira dhe kanë kërkuar ndihmën tonë”, tha kreu i AFAD-it.

Pas fjalimit, anija u nis në portin e Sudanit, e shoqëruar me lutje.

Guvernatori i Mersinit, Ali Hamza Pehlivan dhe zëvendëskryetari i Gjysmëhënës së Kuqe Turke, Ramazan Saygılı gjithashtu morën pjesë në ceremoni.

Related posts

25 vjet nga masakra në Rahovec, Hovenier në ceremoninë përkujtimore: SHBA qëndron krah popullit të Kosovës

admin

Kremlini: Paralajmërimi i Putinit për pasojat e sulmeve të mundshme thellë në territorin rus është “i qartë si kristali”

RTI

Lirohen tre policët e kidnapuar nga Serbia

rezart morina