RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia dërgon ndihma në Afganistan pas tërmeteve vdekjeprurëse

turqia-dergon-ndihma-ne-afganistan-pas-termeteve-vdekjeprurese

Turqia dërgoi ndihma për të prekurit nga tërmetet e fuqishme që goditën pjesën veriperëndimore të Afganistanit, transmeton Anadolu.

“Ne po i zgjasim Afganistanit dorën e ndihmës së vendit tonë”, tha Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare në platformën “X”.

Avioni që do të dorëzojë furnizimet e nevojshme të ndihmës u ngrit nga baza ajrore Mürted, shtoi ministria.

Numri i të vdekurve nga tërmetet e fuqishme të së shtunës në Afganistan ka shkuar në mbi 2.500, ka thënë policia talebane.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, tërmete të forta me magnitudë 6,3, 5,9 dhe 5,5 ballë goditën provincat veriperëndimore Herat dhe Badghis. Epiqendra ishte 40 kilometra në veriperëndim të qytetit Herat.

Afganistani është goditur shpesh nga lëkundjet, kryesisht në vargmalin Hindukush, i cili ndodhet pranë bashkimit të pllakave tektonike euroaziatike dhe indiane.

Një tërmet me magnitudë 5,9 në qershor të vitit të kaluar në provincën lindore Paktika la të vdekur mbi 1.000 njerëz, kurse dhjetëra mijëra mbetën të pastrehë.

Related posts

Rreth 40 mijë konsumues të drogës në Kosovë, përdoruesit të moshës 16-45 vjeç

admin

Suedi, lideri i ekstremit të djathtë propozon konfiskimin dhe prishjen e xhamive në vend

rezart morina

Francë – Fiket sistemi i ndriçimit në fund të ditës së punës

admin