Turqia dhe Egjipti njoftojnë se marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve janë rritur në nivel të ambasadave, transmeton Anadolu.
Në njoftimin e përbashkët të Turqisë dhe Egjiptit, kandidat për ambasador të Turqisë në Kajro është emëruar Salih Mutlu Şen, ndërsa për ambasador të Egjiptit në Ankara, Amr Elhamamy.
Më tej u theksua se ngritja e marrëdhënieve diplomatike është zbatuar në kuadër të vendimit të dy presidentëve.
“Ky hap synon rinormalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe reflekton vullnetin e ndërsjellë për të zhvilluar marrëdhëniet dypalëshe në përputhje me interesat e popujve turk dhe egjiptian”, thuhet në njoftim.