RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia dhe Greqia bien dakord të aktivizojnë kanale të shumta komunikimi

turqia-dhe-greqia-bien-dakord-te-aktivizojne-kanale-te-shumta-komunikimi

Turqia dhe Greqia ranë dakord sot për të aktivizuar kanale të shumta komunikimi mes tyre, njoftoi Drejtoria Turke e Komunikimeve, raporton Anadolu.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis u takuan në margjinat e Samitit të NATO-s në Vilnius të Lituanisë.

“Takimi u zhvillua në një atmosferë të mirë”, shkroi Drejtoria Turke e Komunikimeve në një postim në Twitter.

“Presidenti Erdoğan dhe Mitsotakis ranë dakord se është në të mirën e të dy vendeve që klima pozitive e formuar në marrëdhëniet dypalëshe gjatë muajve të fundit të ketë vazhdimësi dhe konsistencë”, thuhet më tej.

Palët u dakorduan që të vazhdojnë me këtë momentum pozitiv dhe të aktivizojnë kanalet e komunikimit mes dy vendeve në periudhën e ardhshme, thuhet mes tjerash.

Erdoğan dhe Mitsotakis ranë dakord që takimi i nivelit të lartë të Këshillit të Bashkëpunimit të mbahet në Selanik të Greqisë në vjeshtë. “Përveç kësaj, ata angazhuan dy ministrat e Jashtëm të udhëheqin procesin dhe të raportojnë mbi progresin”, shtohet në deklaratë.

Të dy liderët theksuan dëshirën e tyre për komunikim më të shpeshtë në të gjitha nivelet, me qëllim ndërtimin e një klime besimi dhe krijimin e rrethanave të nevojshme për përmirësimin e marrëdhënieve Turqi-Greqi, thuhet në deklaratë.

Related posts

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, mërgimtarët presin deri në tri orë për të hyrë në Kosovë

rezart morina

Opozita ofron mbështetje për gjetjen e zgjidhjes së situatës veriut në koordinim me aleatët

admin

Kurban – Bajrami, të mërkurën më 28 qershor 2023

admin