RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia dhe Iraku nënshkruan memorandum për bashkëpunimin në siguri dhe ushtri

turqia-dhe-iraku-nenshkruan-memorandum-per-bashkepunimin-ne-siguri-dhe-ushtri

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, pas takimit në Ankara me homologun e tij irakian, Fuad Hussein, ka bërë të ditur se Turqia dhe Iraku kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi në fushën e sigurisë, ushtrisë dhe kundër terrorizmit, raporton Anadolu.

Në konferencën e përbashkët për media me ministrin irakian, ministri turk tha se memorandumi i mirëkuptimit u nënshkrua nga ministrat e mbrojtjes së të dy vendeve.

Hussein tha se memorandum i mirëkuptimit për sigurinë, i nënshkruar midis Türkiyes dhe Irakut, është i pari i këtij lloji në historinë e të dy vendeve.

Hussein po ashtu tha se grupi terrorist PKK “tani është një organizatë e ndaluar në Irak”.

“Terrorizmi kërcënon gjithashtu shoqërinë irakiane”, shtoi ai.

Turqia dhe Iraku do të krijojnë një qendër të përbashkët koordinimi të sigurisë në Bagdad dhe një qendër të përbashkët trajnimi dhe bashkëpunimi në Bashika, me qëllim për të luftuar terrorizmin.

Fidan, nga ana e tij, tha se Bagdadi dhe Ankaraja janë në “marrëveshje të plotë” për çështjen e Gazës.

Konferenca për media erdhi pas takimit të katërt të Mekanizmit të Sigurisë të Nivelit të Lartë Turqi-Irak në kryeqytetin turk Ankara.

Takimi kishte për qëllim forcimin e mirëkuptimit të arritur në çështjet e sigurisë me hapa konkrete shtesë dhe kornizën ligjore për përpjekjet e përbashkëta.

Related posts

Kurti për NYT: Një front i ri në Ballkan do t’i shërbente Rusisë e Serbisë

admin

MPB-ja për sulmin në Mitrovicën e Veriut: Serbia po tenton ta eskalojë situatën

admin

Prokurorët në terren po e mbikëqyrin gjithë procesin

rezart morina