RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia dhe vendet baltike zhvillojnë bisedime në Lituani

turqia-dhe-vendet-baltike-zhvillojne-bisedime-ne-lituani

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan mori pjesë sot në një takim Turqi-vendet baltike të mbajtur në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius, transmeton Anadolu.

Ministria e Jashtme turke tha se takimi mblodhi së bashku Fidanin, ministrin e Jashtëm lituanez Kestutis Budrys, ministrin e Jashtëm estonez Margus Tsahkna dhe zëvendësministrin e Jashtëm letonez Artjoms Ursulskis.

Gjatë vizitës së tij, Fidan u takua gjithashtu me nënkryetaren e Parlamentit lituanez dhe kryetare e Komitetit për Çështjet Evropiane, Rasa Budbergyte si dhe anëtarë të parlamentit.

Përveç kësaj, kryediplomati turk zhvilloi bisedime të ndara dypalëshe me Budrys dhe ministren e Jashtme finlandeze, Elina Valtonen.

Related posts

Inkursioni i Ukrainës/ Rusia vendos “regjim sigurie” në tre rajone kufitare

admin

Certifikohet lista e votuesve për procesin e votimit në veri

Muhamet Ramadani

Jeton Koca jep dorëheqje nga pozita e prokurorit, KPK e miraton

Hevzi