RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Katër të lënduar në një aksident zinxhir me nëntë automjete në Serbi

kater-te-lenduar-ne-nje-aksident-zinxhir-me-nente-automjete-ne-serbi

Katër persona u lënduan në një aksident zinxhir ku u përfshinë nëntë automjete, përfshirë edhe një kamion, në autostradën “Milosh Veliki” në Serbinë qendrore, konfirmuan të premten nga spitali në Çaçak, transmeton Anadolu.

Nga spitali u bë e ditur se të gjithë të lënduarit janë trajtuar, ndërsa një burrë për shkak të lëndimeve të rënda është vendosur në njësinë e kujdesit intensiv, ndërsa tre personat e tjerë, dy gra dhe një burrë, janë në gjendje stabile dhe po i nënshtrohen ekzaminimeve shtesë.

Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës tetë të mëngjesit, në afërsi të Luçanit. Në aksident nuk ka pasur viktima.

Për shkak të kryerjes së hetimeve, qarkullimi në segmentin e autostradës nga drejtimi i Luçanit drejt Pozhegës është ndërprerë përkohësisht, ndërsa drejtuesve të automjeteve u është rekomanduar të përdorin rrugë alternative përmes Ovçar Banjës.

Në vendngjarje ndodhen pjesëtarë të policisë rrugore, ndërsa shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar.

Related posts

Tragjedia/ 61 të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit, publikohen fotot pasagjerëve dhe pilotit! Mes të viktimave, babai me vajzën 3-vjeçare, mjekë dhe profesorë universiteti

admin

FOTO/ Me një copë druri të copëtuar për t’u mbështetur dhe një palë pantofla, kjo është 98-vjeçarja që eci rreth 10 km për të ikur nga trupat ruse

admin

“Zoti e kishte bërë për vete” – përurohet shtatorja e Leotrimit në Skënderaj

admin