RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia do dërgojë dy avionë ushtarakë me ekipe kërkim-shpëtimi dhe ndihma në Venezuelë

turqia-do-dergoje-dy-avione-ushtarake-me-ekipe-kerkim-shpetimi-dhe-ndihma-ne-venezuele

Dy aeroplanë me ekipe turke të kërkim-shpëtimit dhe ndihmës humanitare do të nisen sot nga Aeroporti Ataturk i Stambollit për në Venezuelë, transmeton Anadolu.

Sipas një deklarate nga Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), pasi mori informacion në lidhje me dy tërmete të njëpasnjëshme në rajonin Yaracuy të Venezuelës, AFAD kontaktoi institucionet përkatëse, kryesisht Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Çështjeve të Sigurisë Presidenciale, për të filluar përgatitjet.

Si rezultat i diskutimeve me Shtabin e Përgjithshëm, u planifikua që me një avion transporti ushtarak A-400M të caktuar në Venezuelë të dërgohet një ekip i kërkim-shpëtimit dhe ndihmës humanitare i AFAD-it prej 38 personash nga Stambolli, Izmiri dhe Denizli, një ekip UMKE prej 5 personash nga Ministria e Shëndetësisë, një ekip ndihme humanitare prej 2 personash nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke, 2 qen kërkimi dhe 3 automjete të pajisura kërkim-shpëtimi.

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare vendosi gjithashtu të dërgojë një ekip prej 22 personash nga Brigada e Ndihmës Humanitare, së bashku me pajisjet e tyre, në një avion tjetër ushtarak A-400M.

Të dy aeroplanët janë planifikuar të nisen nga Aeroporti Ataturk i Stambollit.

U raportua se zhvillimet po monitorohen në kontakt me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ambasadën Turke në Venezuelë.

Related posts

Erdogan, ashpër kundër Izraelit: Si po e çon botën në katastrofë…

Irfan Jahiu

Çka u sekuestrua dje në aksionin për fajde, ky është raporti i Policisë

Muhamet Ramadani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani: Hapja e urës në interes të të gjithë qytetarëve pa dallim etnie

admin