RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Danimarka në zgjedhje më 1 nëntor

danimarka-ne-zgjedhje-me-1-nentor

Danimarka po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme, pasi një polemikë e lidhur me pandeminë e COVID-19 doli në dritë.

Kryeministrja e qendrës së majtë, Mette Frederiksen caktoi datën 1 nëntor për mbajtjen e zgjedhjeve me premtimin se do të mbështesë partnerët e koalicionit në rast se vetë dështon.

“Në mes të një krize ndërkombëtare, që ka të bëjë me sigurinë, energjinë dhe ekonominë, është jetike të kemi zgjedhje parlamentare. Kjo është më së paku ajo çka dëshiron shumica e Parlamentit danez. Për këtë arsye kam njoftuar mbretëreshën se kam thirrur zgjedhjet e përgjithshme”, u shpreh Frederiksen.

Social Demokratët e Frederiksen kanë udhëhequr si një qeveri pakice që prej zgjedhjeve të 2019-s. Por popullariteti i tyre ra gjatë menaxhimit të pandemisë.

Pas Suedisë, ku fituan nacionalistët, Danimarka është vendi i dytë nordik që shkon në zgjedhje. Sondazhet tregojnë se qendra e majtë dhe ajo e djathtë ndodhen në të njëjtat nivele. /euronews

Related posts

Sondazhi në Gjermani, AfD mbetet forca më e madhe politike, koalicioni qeverisës nën 40%! Kancelari Merz me rekord të ri negativ

admin

Izraeli vazhdon ofensivën në Qabatiya: rrethim, zhvendosje e detyruar dhe shkatërrim i infrastrukturës

RTI

Bombat izraelite vrasin një gazetar tjetër

Muhamet Ramadani