RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia do të fillojë prodhimin masiv të sistemeve vendase të mbrojtjes ajrore

turqia-do-te-filloje-prodhimin-masiv-te-sistemeve-vendase-te-mbrojtjes-ajrore

Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë ka bërë të ditur se vendi do të fillojë prodhimin masiv të tre sistemeve të mbrojtjes ajrore të projektuara dhe prodhuara në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Për të forcuar mbrojtjen ajrore të vendit tonë, janë marrë vendime për prodhimin e ri masiv të sistemeve SIPER, HISAR dhe SUNGUR”, tha drejtoria e komunikimeve pas një takimi në kryeqytetin Ankara të Komitetit Ekzekutiv të Industrisë së Mbrojtjes.

Në takimin e kryesuar nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan në kompleksin presidencial u morën vendime për të paktën 25 projekte të ndryshme në lidhje me mbrojtjen e vendit.

Projekti SIPER udhëhiqet nga gjigandët mbrojtës të Turqisë, ‘Aselsan’ dhe ‘Roketsan’, si dhe nga Këshilli i Kërkimeve Shkencore dhe Teknologjike të Turqisë (TUBITAK).

Përveç projektit SIPER, i cili pritet të rivalizojë sistemin rus S-400, Turqia gjithashtu ka zhvilluar sistemet e mbrojtjes ajrore KORKUT, SUNGUR dhe HISAR.

Komiteti po ashtu vendosi të prodhojë në masë municione të ndryshme, përfshirë silurët ‘Akya’ dhe raketat ‘Tayfun’, ‘Atmaca’, ‘TRLG-230’, ‘Karaok’, ‘Gokdogan’ dhe ‘Bozdogan’.

“Gjithashtu është rënë dakord për projekte të ndryshme për modernizimin e F-16ve tanë, sisteme të reja të luftës elektronike dhe radarëve, platforma të ndryshme ajrore, tokësore dhe detare, sisteme komunikimi dhe informacioni, pajisje, simulime, logjistikë dhe siguri kibernetik”, thuhet në njoftim.

Nga komiteti u theksua nevoja për të zhvilluar të gjitha llojet e teknologjisë së mbrojtjes që Turqia blen nga jashtë, me qëllim për një “industri të mbrojtjes plotësisht të pavarur”.

Related posts

Lista Serbe edhe me një kërcënim për dalje nga institucionet e Kosovës

admin

Kosovë, shtrenjtohet për 15,4 për qind energjia elektrike

admin

Gjatë shkëmbimit të zjarrit vritet një ushtar izraelit dhe dy palestinezë

admin