Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka shpallur të premten ditë zie për liderin e vrarë të Hamasit, Ismail Haniyeh.
“Nesër do të shpallet një ditë zie kombëtare në solidaritet me çështjen palestineze dhe në solidaritet me vëllezërit dhe motrat tona palestineze”, tha Erdogan në një postim në rrjetet sociale sot.
Agjencia e lajmeve Reuters raportoi se Erdogan do të marrë pjesë gjithashtu në funeralin e Haniyeh, i cili do të zhvillohet në Katar.
Më herët gjatë ditës së sotme, Pakistani shpalli të premten si ditë zie për Haniyeh, i cili u vra në Teheran.