RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia i bën thirrje Greqisë të respektojë të drejtat e liderëve fetarë të zgjedhur të pakicës turke

turqia-i-ben-thirrje-greqise-te-respektoje-te-drejtat-e-lidereve-fetare-te-zgjedhur-te-pakices-turke

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë ka kritikuar politikat e Greqisë ndaj pakicës turke në Trakinë Perëndimore, duke theksuar se të drejtat e tyre sipas Traktatit të Paqes së Lozanës po injorohen, transmeton Anadolu.

Ministria turke tha se Greqia “në mënyrë të vazhdueshme injoron të drejtat dhe liritë” e pakicës duke mos njohur myftinjtë e tyre të zgjedhur.

Ajo gjithashtu ngriti shqetësime për zhvillimet e fundit, duke deklaruar se procesi i emërimit të një myftiu në Didymoteicho u zhvillua “nën maskën e zgjedhjeve” pa konsultuar përfaqësuesit e pakicës.

Ministria turke tha se praktika të ngjashme po tentohen edhe në Rhodope dhe Xanthi.

“Ne nuk mund t’i pranojmë këto praktika”, theksohet më tej.

Ministria turke i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të marrë parasysh se Greqia “nuk njeh liderët fetarë të zgjedhur të një pakice zyrtare në territorin e saj”.

Ajo tha se përfundimi i asaj që e cilëson si “praktika represive” do të ndikonte pozitivisht në marrëdhëniet dypalëshe.

“U bëjmë thirrje autoriteteve greke që të kthehen nga rruga e gabuar”, shtohet më tej.

Ankaraja, theksohet më tej, do të vazhdojë të monitorojë nga afër mbrojtjen e të drejtave të pakicës në përputhje me detyrimet e saj.

Related posts

Rreth një orë pritje në pikëkalimet kufitare për të dalë nga Kosova

Muhamet Ramadani

Pas Begajt, Osmani takohet me Ramën

Muhamet Ramadani

Alarm në Stokholm, të shtëna me armë zjarri jashtë ambasadës izraelite

admin