RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia i kërkon Suedisë ndalimin e PKK-së nëse kërkon anëtarësimin në NATO

turqia-i-kerkon-suedise-ndalimin-e-pkk-se-nese-kerkon-anetaresimin-ne-nato

Nëse autoritetet suedeze janë serioze për shqetësimet e Turqisë në lidhje me hyrjen e Stokholmit në NATO, ato duhet të marrin masa kundër anëtarëve të PKK (Partia e Punëtorëve e Kurdistanit), e konsideruar terroriste nga Ankaraja, deklaroi Fahrettin Altun, zëdhënësi i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

”Stokholmi ka aplikuar për të qenë pjesë e NATO-s dhe është krejtësisht e papranueshme që terroristët e PKK-së të vazhdojnë të veprojnë lirshëm në Suedi”, theksoi ai.

Altun shpresonte se “ligji i ri kundër terrorizmit i miratuar nga Stokholmi, i cili hyn në fuqi më 1 qershor, do të zbatohej siç duhet”.

Turqia është i vetmi vend anëtar i Aleancës Atlantike, së bashku me Hungarinë, që nuk ka ratifikuar ende protokollet e anëtarësimit të Stokholmit në NATO dhe i ka kërkuar Suedisë të ekstradojë dhjetëra terroristë të dyshuar nga Ankaraja. /atsh

Related posts

Erdogan voton në Stamboll

rezart morina

Rama: KFOR-i është një garanci shumë e madhe në çdo rast kërcënimi

admin

Rama u përgjigjet sharjeve që iu bënë për draftin e Asociacionit

rezart morina