Të shtunën, Turqia lëshoi me sukses në hapësirë satelitin e parë kombëtar të vëzhgimit të Tokës me rezolucion të lartë, të quajtur IMECE raporton Anadolu.
Sateliti i parë i prodhuar nga Turqia u lëshua të shtunën në mëngjes nga baza e Forcave Hapësinore Vandenberg në shtetin amerikan të Kalifornisë në orën 08:48 të mëngjesit të sotëm.
Me këtë lëshim, Turqia do të ketë për herë të parë në orbitë një kamerë satelitore elektro-optike me rezolucion të lartë.
Orbita e IMECE do të përkojë me Diellin në një lartësi prej 680 kilometrash dhe do të shërbejë në fushat e mbrojtjes, menaxhimit të fatkeqësive, mjedisit dhe urbanizimit, dhe bujqësisë dhe pylltarisë.
Gjatë misionit pesëvjeçar, sateliti IMECE do të kapë imazhe nga e gjithë bota. /mesazhi
Türkiye successfully launched its 1st indigenous high-resolution Earth observation satellite, called the IMECE, into space
The Turkish-made satellite was blasted off from the Vandenberg Space Force Base in the US state of California at 0648 GMT https://t.co/VgKKiZQi16 pic.twitter.com/uaWn78iHvM
— ANADOLU AGENCY (@anadoluagency) April 15, 2023