RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia ndihmon Maqedoninë e Veriut në shuarjen e zjarreve

turqia-ndihmon-maqedonine-e-veriut-ne-shuarjen-e-zjarreve

Në shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë Maqedoninë e Veriut janë përfshirë dy avionë turq zjarrfikës “Air traktorë” dhe një helikopter.

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov, informoi se sot herët në mëngjes këta avionë dhe helikopteri kanë zbarkuar në aeroportin e Shkupit.

Në zjarrin në komunën e Novosellës do të ndërhyjnë dy “Air traktorët” turq së bashku me dy “Air traktorë” të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të vendit, ndërsa një helikopter i policisë herët në mëngjes tashmë ka filluar shuarjen e zjarrit në malin Serta. Së shpejti pritet t’i bashkohet një helikopter i ushtrisë dhe helikopteri turk.

Angellov thotë se sot fokusi do të jetë në këto dy zjarre. Zjarri është shuar edhe nga toka me një numër të konsiderueshëm zjarrfikësish, përfaqësues të shoqërive të gjuetisë, popullatës vendase dhe pjesëtarëve të Ushtrisë dhe Njësisë së Shpërndarjes së Shpejtë pranë Ministrisë së Brendshme.

“Është një terren jashtëzakonisht i vështirë ku ka bimësi të harlisur që e vështirëson lëvizjen e njerëzve në terren saqë është shumë e vështirë arritja në pikat e nxehta. Gjatë ditës së djeshme, falë pjesëtarëve të Ushtrisë, arritëm të shuanim disa pika kritike, si dhe ndihmuan edhe pjesëtarët e Njësisë së Shpejtë të Shpërndarjes në MPB. Sot përsëri kemi 103 pjesëtarë të Armatës së Maqedonisë dhe 30 pjesëtarë të Njësisë për Shpërndarje të Shpejtë të Ministrisë së Punëve të Brendshme – tha Angellov.

Siç njoftoi Angellov, është duke u negociuar për ndihmë shtesë në avion.

Prej 30 ditësh në vend është shpallur gjendja e krizës dhe mëngjesin e sotëm QKM-ja ka bërë të ditur se janë aktive nëntë vatra zjarri.

Related posts

Të paktën tre persona kanë humbur jetën nga tërmeti i fuqishëm në Iran

admin

Von Cramon: Qeverisë së Kosovës po i mungon vullneti politik për integrim evropian

RTI

KQZ publikon adresat e sakta të 19 qendrave të votimit për nesër

admin