RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Von Cramon: Qeverisë së Kosovës po i mungon vullneti politik për integrim evropian

von-cramon:-qeverise-se-kosoves-po-i-mungon-vullneti-politik-per-integrim-evropian

Qeverisë së Kosovës i mungon vullneti politik për përparim në integrimet evropiane të vendit. Qeveria ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në BE, por hapat e nevojshëm për përparim në këto aplikacione nuk janë bërë, tha për BTA-në raportuesja e Parlamentit Evropian (PE) për Kosovën, Viola von Cramon-Taubadel.

Von Cramon ka deklaruar se nëse Kosova dëshiron të jetë anëtare e NATO-s, BE-së dhe Këshillit të Evropës, ajo duhet t’i njeh “rregullat e klubit” – të luajë me ato rregulla në vend që t’i shkelë.

Ajo vazhdoi duke thënë se Qeveria e Kosovës aktualisht nuk po ua lehtëson aspak jetën qytetarëve, “po dërgon sinjale shumë të përziera”.

Raportuesja e Kosovës tha se për t’u anëtarësuar në BE, Kosova duhet të njihet si një vend i pavarur nga shtetet anëtare. Por, Kosovën nuk e njohin ende pesë prej tyre.

“Do të ishte shumë më e lehtë për të gjithë nëse Kosova do të thoshte se i ka përmbushur të gjitha kërkesat dhe i plotëson të gjitha kriteret; atëherë BE-ja dhe partnerët ndërkombëtarë do të ushtrojnë presion të madh ndaj Serbisë për të përmbushur pjesën e saj. Megjithatë, Kosova nuk po e bën këtë, gjë që e bën jashtëzakonisht të lehtë për presidentin serb Aleksandër Vuçiq të thotë se nuk ka kuptim që ai të investojë kapital politik nëse nuk ka interes për përparim nga ana e Kosovës”, deklaroi ajo.

Ajo ka komentuar edhe vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës që transaksionet me para të gatshme duhet të jenë në euro që nga 1 shkurti.

Kosova si shtet sovran ka të drejtë të vendosë se cilën valutë do të përdorë, por mënyra se si u përpoq ta zbatonte atë vendim është problematike, komentoi Viola von Cramon-Taubadel.

“Ata nuk informuan personat që do të prekeshin për vendimin; ata nuk qarkulluan informacion në serbisht për vendimin dhe nuk u bënë konsultime. E gjithë kjo ishte kundër interesave të njerëzve të rregullt”, deklaroi ajo.

Sipas raportueses së PE-së, Kosova është plotësisht e mundur që të anëtarësohet në BE, por ajo shpreson të shohë një qeveri që punon në interes të njerëzve në vend për ta arritur këtë qëllim.

“Realiteti aktual është ndryshe dhe mjaft zhgënjyes”, shtoi ajo. Ajo tutje u shpreh se asnjë nga mekanizmat e BE-së për trajtimin e krizave të tilla nuk ka qenë mjaft efektiv deri më tani dhe vendosja e masave kufizuese që prekin drejtpërdrejt qytetarët e vendit do të ishte e padrejtë.

Related posts

Flet avokati i Azem Kurtajt : Ia kanë bllokuar rrugën, ka shtënë vetëm në ajër dhe tokë që të largohen

admin

Liga Arabe: Pushtimi i tokave palestineze nga Izraeli është një fyerje për drejtësinë

rezart morina

Covidi pushton Kinën, 88 milionë të infektuar vetëm në një provincë

admin