RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Turqia nis trupat e saj në Kosovë për të përforcuar KFOR-in

turqia-nis-trupat-e-saj-ne-kosove-per-te-perforcuar-kfor-in

Ministria turke e Mbrojtjes ka bërë të ditur se ka nisur një numër të ushtarëve turq në Kosovë, si përforcim për misionin e NATO-s në Kosovë.

Autoritetet turke kanë thënë se pas ngjarjeve të fundit në Kosovë, batalioni i Brigadës 65 të Mekanizuar të Këmbësorisë, është nisur drejt Kosovës.

“Pas ngjarjeve që ndodhën në Kosovë, batalioni komando i Komandës sonë të Brigadës së 65-të të Mekanizuar të Këmbësorisë (Lüleburgaz) i caktuar në rajon filloi të shpërngulet në Kosovë”, thuhet në postimin e publikuar në Twitter.

Nga data 29 maj, serbët lokalë të komunat veriore – Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok janë duke protestuar për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale.

Related posts

Libi, numri i të vdekurve si pasojë e përmbytjeve në qytetin Derna shkon në mbi 2 mijë

rezart morina

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: Nëse doni të integroheni, normalizoni raportet me Kosovën

admin

Iz’raeli refuzon kërkesën e kryediplomatit norvegjez për vizitë pas njohjes së Pa’lestinës

admin