RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Turqia nisi fushatën “Solidariteti i Shekullit” pas tërmeteve

turqia-nisi-fushaten-“solidariteti-i-shekullit”-pas-termeteve

Autoritetet turke paralajmërojnë se do të punojnë ditë e natë me të gjitha forcat e mundshme që t’i kthejnë qytetarët në shtëpitë e tyre sa më parë dhe për të rindërtuar dhe ringjallur rajonin.

Departamenti i Komunikimit i Presidencës së Turqisë nisi fushatën “Solidariteti i Shekullit” për të tërhequr vëmendjen ndaj solidaritetit të treguar nga kombi turk pas tërmeteve shkatërruese të muajit të kaluar.

“Për të pakësuar vuajtjet e papërshkrueshme të vëllezërve dhe motrave tona në rajonin e tërmetit, për të shëruar plagët dhe për të luftuar me guxim dhe vendosmëri pasojat shkatërruese të fatkeqësisë, shteti dhe kombi ynë kanë treguar solidaritetin e shekullit, i cili është një shembull për gjithë botën”, tha kreu i Departamentit të Komunikimit në Presidencën turke, Fahrettin Altun.

Më 6 shkurt, tërmete me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë të shkallës Rihter goditën 11 rrethe – Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Elazig, Hatay, Gaziantep, Kahramanmaras, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Şanlıurfa. Si pasojë e tërmeteve, mbi 50.000 njerëz humbën jetën.

Më shumë se 13,5 milionë njerëz në Turqi janë prekur nga tërmetet shkatërruese, ashtu si edhe shumë të tjerë në Sirinë veriore.

“Ne do të punojmë ditë e natë me të gjitha forcat tona për të lënë pas nesh këto ditë të dhimbshme, për të shëruar plagët e Turqisë, për t’i kthyer qytetarët tanë në shtëpitë e tyre sa më shpejt të jetë e mundur dhe për të rindërtuar dhe ringjallur rajonin,” tha Altun.

Fushata, e cila u nis me sloganin “Së bashku jemi Turqi”, thekson rëndësinë e solidaritetit të shtetit dhe kombit përballë fatkeqësisë së fundit.

Në kuadër të fushatës, Drejtoria ka publikuar një njoftim për shërbimin publik. /trt

Related posts

Brigjet e Tunizisë, nga fillimviti zbulohen mbi 900 trupa të migrantëve

rezart morina

Maldive, nis votimi për zgjedhjet parlamentare të vendit

rezart morina

Rusia: Të gjitha marrëveshjet e nevojshme me Kinën për furnizime me energji do të arrihen

admin