RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia përsërit se nuk e njeh “situatën de facto në Krime”

turqia-perserit-se-nuk-e-njeh-“situaten-de-facto-ne-krime”

Në 12-vjetorin e aneksimit të Krimesë nga Rusia nëpërmjet një “referendumi të paligjshëm”, Turqia tha të hënën se nuk e njeh “situatën de facto në Krime”, duke thënë se kjo përbën “një shkelje të së drejtës ndërkombëtare”, transmeton Anadolu.

“Ndërsa mbështet fuqimisht pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, Turqia do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën në Gadishull dhe ta mbajë atë në agjendë, me vëmendje të veçantë ndaj situatës së turqve tatarë të Krimesë”, tha Ministria e Jashtme në një deklaratë.

Në vitin 2014, Rusia aneksoi Gadishullin e Krimesë të Ukrainës, një veprim i konsideruar gjerësisht si i paligjshëm nga komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Turqinë dhe Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Related posts

Shtyhet përsëri seanca, vazhdon në orën 19:00

Hevzi

Vuçiq: S’do të zbatoj asgjë që ka të bëjë me anëtarësimin e Kosovës në OKB

admin

Sot 18 vite nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës, Sekretari amerikan i Shtetit: Qëndrojmë krah jush për një të ardhme të sigurt dhe të begatë

admin