Turqia po ndjek “nga afër” rastin për gjenocid të paraqitur nga Afrika e Jugut kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), raporton Anadolu.
“Ne jemi shumë të shqetësuar me raportet se krimet e luftës të Izraelit mund të përbëjnë gjenocid dhe ndjekim nga afër seancat në GJNP mbi shkeljet e Izraelit të Konventës së Gjenocidit të vitit 1948,” tha në një deklaratë zëdhënësi i MPJ-së turke, Öncü Keçeli.
“Okupimi izraelit, mentaliteti ekspansionist izraelit dhe veprimet që injorojnë plotësisht të drejtat e njeriut, ligjin ndërkombëtar dhe parimet morale, kanë çuar në situatën katastrofike në Gaza”, shtoi ai.
“Përpjekjet e anëtarëve të qeverisë izraelite për të larguar vëmendjen nga mizoritë që ata kryejnë nuk do të japin asnjë rezultat”, theksoi Keçeli.
Në ditën e dytë të seancës dëgjimore në Hagë, Izraeli hodhi poshtë akuzat e ngritura nga Afrika e Jugut në GJND se veprimet e tij në Gaza përbëjnë gjenocid.
Izraeli ka bombarduar Rripin e Gazës nga ajri dhe toka, ka vendosur një rrethim dhe ka ndërmarrë një ofensivë tokësore si hakmarrje për sulmin ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor.
Të paktën 23.708 palestinezë janë vrarë dhe mbo 60 mijë janë plagosur në sulmet izraelite që atëherë, sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës.