RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia synon t’i bashkohet Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait

Turqia synon të bëhet anëtare e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO), deklaroi sot presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve “Anadolu”.

Kjo do ta bënte Turqinë anëtaren e parë të NATO-s që i bashkohet bllokut tetë shtetesh, të dominuar nga Kina dhe Rusia.

“Ankaraja synon anëtarësimin në SCO dhe do të donte të diskutonte seriozisht për këtë çështje në samitin e 2023 në Indi”, u tha Erdogan gazetarëve në Uzbekistan, në Samarkand.

Faqja zyrtare e SCO e ka përshkruar Turqinë si një nga gjashtë shtetet partnere të dialogut.

Turqia ka lidhje historike dhe kulturore me kontinentin aziatik dhe do të donte të luante një rol në SCO, e cila përfaqëson 30% të prodhimit të brendshëm bruto global (GDP)”, tha Erdogan.

Marrëdhëniet e Ankarasë me aleatët e saj perëndimorë janë përkeqësuar në mënyrë të vazhdueshme gjatë rrjedhës së regjimit prej gati dy dekadash të Erdogan.

Udhëheqësi turk shpesh ka përmendur zhgënjimin dhe mungesën e solidaritetit brenda NATO-s dhe BE-së, ku Ankaraja është një kandidate, lidhur me çështjet e sigurisë, kryesisht me kryengritësit kurdë dhe Greqinë.

BE-ja, ka reaguar duke theksuar përkeqësimin e të drejtave të njeriut dhe ligjit të së drejtës në Turqi, veçanërisht që nga grushti i dështuar i shtetit në vitin 2016.

Turqia u emërua një kandidate zyrtare në BE në 1999, por bisedimet e anëtarësimit në fakt janë ngrirë. /atsh

Related posts

Mali ndalon aktivitetet e organizatave të shoqërisë civile të mbështetura nga Franca

admin

SHBA paralajmëroi Rusinë për sulmin me 140 viktima në Moskë, analiza e DW: Pse shërbimet sekrete ndajnë informacione mes tyre?

admin

Brazili heton falsifikimet e të dhënave për vaksina, bastiset shtëpia e ish-presidentit – VIDEO

admin