RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia thotë se nuk qëndron prapa sulmit në Irak

turqia-thote-se-nuk-qendron-prapa-sulmit-ne-irak

Ministria e Jashtme e Turqisë ka hedhur poshtë akuzat se ushtria e saj kreu sulmin që la të vrarë nëntë turistë në veri të Irakut, raportoi AP të enjten.

Ministri i Jashtëm, Mevlut Cavusoglu, tha se Turqia është e gatshme të bashkëpunojë me autoritetet irakiane për të ndriçuar “sulmin e pabesë”.

“Sipas informacionit që kemi marrë nga Forcat e Armatosura turke, ne nuk kemi kryer ndonjë sulm kundër civilëve”, tha ai. ‘Lufta jonë në Irak gjithmonë ka qenë kundër organizatës terroriste PKK”.

“I hedhim poshtë akuzat që janë ngritur kundër Turqisë”, tha Cavusoglu, ndërsa shtoi se Turqia beson se sulmi kishte qëllim të ndalonte operacionet ushtarake turke në rajon.

“Autoritetet irakiane nuk duhet të bien në këtë kurth”.

Të mërkurën, të paktën katër predha shpërthyen në zonën turistike Barakh që njihet si rajon kurd. /koha

Related posts

Funerali i aktivistes turko-amerikane të vr’arë nga Iz’raeli fillon në Nablus – VIDEO

RTI

Ministri danez: UNRWA mbetet jetike për civilët në Gaza

admin

Sot kryenegociatorët Bislimi e Petkoviq përballë njëri tjetrit në Bruksel

admin