RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia, vendi i dytë që dërgoi më shumë ndihma në Rripin e Gazës

turqia,-vendi-i-dyte-qe-dergoi-me-shume-ndihma-ne-rripin-e-gazes

Sipas të dhënave të publikuara në faqen e internetit të Koordinimit të Aktiviteteve Qeveritare në Rajone (COGAT) të lidhur me Ministrinë e Mbrojtjes të Izraelit, Turqia është bërë vendi i dytë që ka dërguar më shumë ndihma humanitare në Rripin e Gazës e cila ndodhet nën sulmet izraelite, transmeton Anadolu.

Thuhet se 27 për qind e ndihmës, të cilën Izraeli vazhdon ta bllokojë dhe e lejon hyrjen në sasi shumë të vogla, është dërguar nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe 19 për qind nga Turqia. Ndërsa Turqia pasohet nga Arabia Saudite me 18 për qind dhe Katari me 8 për qind.

Bashkë me këtë, 7 nga 74 ambulancat e lejuara për të hyrë në Rripin e Gazës janë dhuruar nga Turqia ndërsa nën koordinimin e Turqisë dhe Egjiptit dhe EBA-së, 3.204 pacientë dhe të plagosur bashkë me 725 shoqërues, janë evakuuar nga Rripi i Gazës për t’u trajtuar jashtë vendit.

Që nga fillimi i sulmeve të Izraelit, Turqia në koordinim me Egjiptin vazhdon të dërgojë ndihma gjithëpërfshirëse humanitare në Gaza.

Pas sulmeve të Izraelit në Gaza, Turqia vazhdon ndihmën e saj për pacientët dhe të plagosurit që nuk mund të kenë qasje në kujdesin shëndetësor. Në kuadër të kësaj, Turqia ka kryer shumë operacione evakuimi për pacientët dhe të plagosurit, të cilët nuk mund të vazhdonin trajtimin e tyre gjatë procesit të evakuimit të kryer nën koordinimin e Egjiptit dhe Izraelit.

Shumë vende në gjithë botën dërguan ndihma humanitare për t’u dërguar në Gaza përmes territorit egjiptian, por për shkak të pengesave të Izraelit, pjesa më e madhe e këtyre ndihmave vazhdon të jetë në pritje në Egjipt.

Izraeli injoron thirrjet ndërkombëtare për të lejuar hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza përmes pikës kufitare ‘Rafah’ në kufirin me Egjiptin.

Administrata e Tel Aviv refuzon të zbatojë vendimin e masës së përkohshme të marrë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) në lidhje me lejimin e ndihmës humanitare për Gazën në çështjen e gjenocidit të paraqitur nga Afrika e Jugut kundër Izraelit.

Related posts

Erdoğan: Kemi strehuar përkohësisht 2,4 milionë, rindërtimi brenda 1 viti – VIDEO

rezart morina

Kryeministri pakistanez Sharif: Pakistani dhe Turqia promovojnë bashkëpunimin për paqe, jo për luftë – VIDEO

admin

Pamje të rënda/ Me kallashnikovë në duar, ISIS publikon pamjet e masakrës në Moskë ku u vranë 133 persona

admin