RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sipas të dhënave të publikuara në faqen e internetit të Koordinimit të Aktiviteteve Qeveritare në Rajone (COGAT) të lidhur me Ministrinë e Mbrojtjes të Izraelit, Türkiye është bërë vendi i dytë që ka dërguar më shumë ndihma humanitare në Rripin e Gazës e cila ndodhet nën sulmet izraelite, transmeton Anadolu. Thuhet se 27 për qind e ndihmës, të cilën Izraeli vazhdon ta bllokojë dhe e lejon hyrjen në sasi shumë të vogla, është dërguar nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe 19 për qind nga Türkiye. Ndërsa Türkiye pasohet nga Arabia Saudite me 18 për qind dhe Katari me 8 për qind. Bashkë me këtë, 7 nga 74 ambulancat e lejuara për të hyrë në Rripin e Gazës janë dhuruar nga Türkiye ndërsa nën koordinimin e Türkiyes dhe Egjiptit dhe EBA-së, 3.204 pacientë dhe të plagosur bashkë me 725 shoqërues, janë evakuuar nga Rripi i Gazës për t’u trajtuar jashtë vendit. Që nga fillimi i sulmeve të Izraelit, Türkiye në koordinim me Egjiptin vazhdon të dërgojë ndihma gjithëpërfshirëse humanitare në Gaza. Pas sulmeve të Izraelit në Gaza, Türkiye vazhdon ndihmën e saj për pacientët dhe të plagosurit që nuk mund të kenë qasje në kujdesin shëndetësor. Në kuadër të kësaj, Türkiye ka kryer shumë operacione evakuimi për pacientët dhe të plagosurit, të cilët nuk mund të vazhdonin trajtimin e tyre gjatë procesit të evakuimit të kryer nën koordinimin e Egjiptit dhe Izraelit. Shumë vende në gjithë botën dërguan ndihma humanitare për t’u dërguar në Gaza përmes territorit egjiptian, por për shkak të pengesave të Izraelit, pjesa më e madhe e këtyre ndihmave vazhdon të jetë në pritje në Egjipt. Izraeli injoron thirrjet ndërkombëtare për të lejuar hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza përmes pikës kufitare ‘Rafah’ në kufirin me Egjiptin. Administrata e Tel Aviv refuzon të zbatojë vendimin e masës së përkohshme të marrë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) në lidhje me lejimin e ndihmës humanitare për Gazën në çështjen e gjenocidit të paraqitur nga Afrika e Jugut kundër Izraelit.

sipas-te-dhenave-te-publikuara-ne-faqen-e-internetit-te-koordinimit-te-aktiviteteve-qeveritare-ne-rajone-(cogat)-te-lidhur-me-ministrine-e-mbrojtjes-te-izraelit,-turkiye-eshte-bere-vendi-i-dyte-qe-ka-derguar-me-shume-ndihma-humanitare-ne-rripin-e-gazes-e-cila-ndodhet-nen-sulmet-izraelite,-transmeton-anadolu-thuhet-se-27-per-qind-e-ndihmes,-te-cilen-izraeli-vazhdon-ta-bllokoje-dhe-e-lejon-hyrjen-ne-sasi-shume-te-vogla,-eshte-derguar-nga-emiratet-e-bashkuara-arabe-(eba)-dhe-19-per-qind-nga-turkiye-ndersa-turkiye-pasohet-nga-arabia-saudite-me-18-per-qind-dhe-katari-me-8-per-qind-bashke-me-kete,-7-nga-74-ambulancat-e-lejuara-per-te-hyre-ne-rripin-e-gazes-jane-dhuruar-nga-turkiye-ndersa-nen-koordinimin-e-turkiyes-dhe-egjiptit-dhe-eba-se,-3204-paciente-dhe-te-plagosur-bashke-me-725-shoqerues,-jane-evakuuar-nga-rripi-i-gazes-per-t’u-trajtuar-jashte-vendit-qe-nga-fillimi-i-sulmeve-te-izraelit,-turkiye-ne-koordinim-me-egjiptin-vazhdon-te-dergoje-ndihma-gjitheperfshirese-humanitare-ne-gaza-pas-sulmeve-te-izraelit-ne-gaza,-turkiye-vazhdon-ndihmen-e-saj-per-pacientet-dhe-te-plagosurit-qe-nuk-mund-te-kene-qasje-ne-kujdesin-shendetesor-ne-kuader-te-kesaj,-turkiye-ka-kryer-shume-operacione-evakuimi-per-pacientet-dhe-te-plagosurit,-te-cilet-nuk-mund-te-vazhdonin-trajtimin-e-tyre-gjate-procesit-te-evakuimit-te-kryer-nen-koordinimin-e-egjiptit-dhe-izraelit-shume-vende-ne-gjithe-boten-derguan-ndihma-humanitare-per-t’u-derguar-ne-gaza-permes-territorit-egjiptian,-por-per-shkak-te-pengesave-te-izraelit,-pjesa-me-e-madhe-e-ketyre-ndihmave-vazhdon-te-jete-ne-pritje-ne-egjipt-izraeli-injoron-thirrjet-nderkombetare-per-te-lejuar-hyrjen-e-ndihmave-humanitare-ne-gaza-permes-pikes-kufitare-‘rafah’-ne-kufirin-me-egjiptin-administrata-e-tel-aviv-refuzon-te-zbatoje-vendimin-e-mases-se-perkohshme-te-marre-nga-gjykata-nderkombetare-e-drejtesise-(gjnd)-ne-lidhje-me-lejimin-e-ndihmes-humanitare-per-gazen-ne-ceshtjen-e-gjenocidit-te-paraqitur-nga-afrika-e-jugut-kunder-izraelit.

Ukraina mohoi se ishte e përfshirë në sulmin vdekjeprurës me të shtëna në një sallë koncertesh në rajonin e Moskës, transmeton Anadolu.

“Ukraina sigurisht që nuk ka asnjë lidhje me të shtënat/shpërthimet në Crocus City Hall (Rajoni i Moskës, Rusi). Kjo gjithsesi nuk ka asnjë kuptim”, tha ndihmësi i presidentit ukrainas, Mykhailo Podolyak, në një postim në X pas të shtënave të cilat nga Rusia janë shpallur “sulm terrorist”.

Duke nënvizuar se Kievi ka qenë në luftë me Moskën për më shumë se dy vjet dhe se lufta Rusi-Ukrainë do të vendoset “vetëm në fushën e betejës”, Podolyak tha se “sulmet terroriste nuk zgjidhin asnjë problem”.

Ai më tej tha se Ukraina kurrë nuk përdori metoda terroriste dhe se qeveria e saj hasi në paralajmërime publike nga ambasadat e huaja në Moskë për mundësinë e incidenteve të tilla shumë kohë përpara të shtënave në Crocus City Hall .

“Nuk ekziston as dyshimi më i vogël se ngjarjet në periferi të Moskës do të kontribuojnë në një rritje të mprehtë të propagandës ushtarake, militarizimit të përshpejtuar, mobilizimit të zgjeruar dhe, në fund të fundit, përshkallëzimit të luftës. Gjithashtu, edhe për të justifikuar sulmet e dukshme gjenocidale kundër popullsia civile e Ukrainës”, shtoi ai.

Sipas Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse (FSB), persona të armatosur vranë 40 persona dhe mbi 100 të tjerë plagosën gjatë të shtënave në një sallë koncertesh pranë Moskës.

Related posts

Izraeli do të thellojë sulmet në Rafah

RTI

Sindikata e Policisë takohet me Sveçlën

admin

Aeroplanmbajtësja amerikane Eisenhower kalon ngushticën e Hormuzit, hyn në ujërat e Gjirit Persik

admin