Dy automjete të Komunës së Zveçanit janë djegur mbrëmë.
Djegia e këtyre automjeteve raportohet të ketë qenë e qëllimshme, nga persona deri më tani të panjohur për organet e rendit.
Rasti në fjalë është konfirmuar për lajmi.net nga zv/drejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani.
Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar nga ky rast, përpos dëmeve materiale.
“Sot në mëngjes rreth orës 01:40, dy vetura-pronë të Komunës së Zvecanit janë dëmtuar nga zjarri. Dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrëvënie. Ndërsa të lënduar nuk ka “,tha Elshani.
“Policia po punon në drejtim të ndriçimit të rastit”, shtoi ai.
Deri më tani nuk janë dhënë më tepër detaje në lidhje me këtë rast. Duhet përkujtuar që javën e kaluar një shpërthim i fuqishëm u dëgjua tek Liqeni i Ujmanit. Në lidhje me këtë rast nuk ka ende ndonjë të arrestuar.