RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Uashingtoni miraton shitjen e sistemit të mbrojtjes izraelite në Gjermani

uashingtoni-miraton-shitjen-e-sistemit-te-mbrojtjes-izraelite-ne-gjermani

Izraeli tha sot se SHBA-ja ka dhënë dritën jeshile për t’i shitur Gjermanisë sistemin e mbrojtjes izraelite “Arrow 3”, duke hapur rrugën për një marrëveshje të rëndësishme të mbrojtjes.

Ministria izraelite e Mbrojtjes tha se marrëveshja prej 3.5 miliardë dollarësh do të jetë marrëveshja më e madhe për mbrojtjen e arritur ndonjëherë në vend.

Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi sot qeverinë izraelite se qeveria e SHBA-së ka miratuar kërkesën e Izraelit që Gjermania të blejë sistemin e mbrojtjes raketore “Arrow 3″ nga Izraeli”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes në një deklaratë.

Miratimi i SHBA-së u pa si pengesa e fundit e madhe për marrëveshjen historike midis Gjermanisë dhe Izraelit.

“Marrëveshja duhet të nënshkruhet nga Ministritë e Mbrojtjes të të dy vendeve dhe Industria e Hapësirës Ajrore të Izraelit, prodhuesi kryesor i hapësirës ajrore dhe aviacionit në vend”, thuhet në deklaratë.

“Kontrata e plotë do të jetë gati për t’u nënshkruar deri në fund të vitit 2023”,sipas deklaratës.

Komisionet e buxhetit dhe mbrojtjes të parlamentit gjerman kishin votuar pro blerjes së sistemit në qershor.

Paratë për blerjen do të sigurohen nga fondi special prej 100 miliardë eurosh (108.7 miliardë dollarë) i miratuar në përgjigje të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

“Arrow 3” u prodhua bashkërisht nga Izraeli dhe SHBA dhe do të jetë operacional deri në fund të vitit 2025.

Me iniciativën e Gjermanisë, ai do të bëhet pjesë e një sistemi evropian të mbrojtjes ajrore.

“Arrow 3” është një armë e nivelit të lartë të sistemit të mbrojtjes raketore të Izraelit me shumë faza dhe mund të shkatërrojë armët sulmuese në një lartësi prej më shumë se 100 kilometrash. /atsh

Related posts

Raporti fillestar: Dhjetëra miliona euro dëme nga përmbytjet në Drenicë

admin

Raisi: Perëndimi ka dështuar ta izolojë Iranin

admin

Barack dhe Michelle Obama elektrizojnë demokratët, mbështesin fuqishëm Nënpresidenten Harris

admin